Qeveria ndan mjete shtesë për strehimin e gazetarëve ukrainas dhe afgan në Kosovë

22 mars 2023 | 11:36

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë rreth 305 mijë euro mjete shtesë për strehimin e gazetarëve ukrainas dhe afganë, të cilët janë duke qëndruar në Kosovë.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave Hekura Murati tha se këto mjete do të merren nga shpenzimet e paparashikuara.

“Kemi të bëjë me një kërkesë të MPJD-së që të ndahen mjete shtesë rreth 305.710 euro për vitin fiskal 2023, për mbështetje financiare të gazetarëve afgan dhe ukrainas të cilët janë të strehuar në Kosovë. Mjetet buxhetore merren nga shpenzimet e paparashikuar, kategoria rezervë dhe transferohen në MPJD”, ka thënë ministri Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u ka uruar besimtarëve myslimanë…