Qeveria nuk ka qëndrim rreth Projektligjit për shfuqizimin e Speciales

01 shkurt 13:15

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria që ai drejton për momentin nuk ka qëndrim rreth Projektligjit rreth Gjykatës Speciale dhe se një gjë e tillë do të bëhet me dije në të ardhmen.

Ai këto komente i ka bërë sot në një konferencë të përbashkët për medie me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Ne kemi hierarkinë institucionale. Radhitja është presidenti, parlamenti dhe qeveria. Ne ashtu mbetemi. Nuk kemi qëndrim rreth kësaj teme, sepse është në procedurë të rregullt. Në të ardhmen do të ju informojmë për qëndrimin tonë”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe drejtori i…