Gjakova dhe USAID-i me memorandum mirëkuptimi për prokurimin publik

01 shkurt 2018 | 12:58

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi përmes të cilit synohet ngritja e një sistemi të qëndrueshëm të prokurimit publik.

Me ketë memorandum nis bashkëpunimi i ri në mes të komunës së Gjakovës dhe USAID-it në projektin “Komunat transparente, efektive dhe llogaridhënëse”, projekt i cili ofron përkrahje të drejtpërdrejtë për komunën e Gjakovës në rritjen e kapaciteteve dhe vendosjen e mekanizmit të ri për sistemin transparent dhe efektiv të prokurimit publik, duke përfshirë edhe funksionimin e sistemit të prokurimit elektronik.

Gjini ka thënë se nëpërmjet kësaj përkrahje, komuna e Gjakovës do të arrijë ta perfeksionojë sistemin e prokurimit publik, duke e rritur kështu nivelin e transparencës dhe llogaridhënies para publikut.

Ndërsa drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, ka thënë se ky mision është i përkushtuar që në komunat e Kosovës të ketë edhe më shumë transparencë, llogaridhënie dhe efikasitet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pajisur sot…