Qeveria pezullon aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura

13 korrik 2020 | 15:15

Qeveria e Kosovës ka publikuar sot masat e marra për luftimin dhe parandalimin e pandemisë Covid-19. Ndër masat e shumta të publikuara sot janë edhe ato me aktivitetet sportive. Sipas njoftimit, Qeveria ka ndaluar të gjitha aktivitetet sportive të cilat zhvillohen në ambiente të mbyllura. “Në vazhdim të masave të tjera të luftimit dhe parandalimit të Covid-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarinë e çerdheve publike dhe private; aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këto masa, ditë më parë është zhvilluar edhe një takim i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe drejtuesit e federatave sportive.

KOK-u mbështet vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, derisa kërkon nga çdo qytetar i Kosovës t’u përmbahet masave të dala nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria për luftimin e pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Maskat mund të rrisnin rrezikun e kapjes së Covid-19, ato…