Qeveria pezullon vendimin për kthimin e pronave në pronësi të komunave

21 nëntor 2018 | 15:05

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për pezullimin e përkohshëm të vendimit të për kthimin e pronave shoqërore në pronësi te komunave.

Pezullimi do të mbetet në fuqi deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese, pasi presidenti Hashim Thaçi, pati dërguar për interpretim në Kushtetuese, vendimin e Qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe bartjen e një numri pronash që menaxhoheshin nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, në pronësi të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Kllokotit, Ranillugut dhe komunave të tjera.

Vendimi i sotëm i Qeverisë për pezullim nuk vlen për Zonën Amerikane të Biznesit në Gjakovë, Tregun Industrial të Prizrenit dhe zona që parashihet për ndërtimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Coca-Cola HBC organizoi eventin e Rrjetëzimit dhe Certifikimit të…