Qeveria sanksionon shtatë persona dhe një kompani që kanë lidhje me Hezbollahun

27 tetor 2021 | 11:40

Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj shtatë individëve dhe një kompanie të lidhur me organizatën terroriste Hezbollah.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka thënë se një vendim i tillë kontribuon në partneritet me ShBA-në.

“MPJD-ja propozon për shqyrtim sanksione ndaj shtatë individëve dhe një kompanie të lidhur me organizatën terroriste Hezbollah. Propozimi bazohet në lidhjet e tyre me organizatën terroriste dhe rolin e tyre në financimin në gadishullin arabik. Me qëllim të paqes dhe drejtës së njeriut, marrja e një vendimi do të kontribuon në partneritet me ShBA-në dhe partnerë tjerë të rëndësishëm”, ka thënë Gërvalla në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deçani ka shënuar edhe një fitore në Superligën e Kosovës…