Qeveria do t’i mbështesë prodhuesit – të jenë të barabartë në tregun rajonal dhe europian

12 maj 2018 | 12:01

Kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria do të vazhdojë t’i mbështesë prodhuesit që ata të jenë të barabartë në tregun rajonal dhe europian.

Kështu ka bërë me dije Haradinaj pas takimit që ka pasur me përgjegjësen e kompanisë “NEWKO Balkan”-Suharekë, Merve Yilmaz.

“Biseduam për zhvillimin e mëtejmë të industrisë së gomës, për evitimin e barrierave eventuale në tregun vendor, si dhe për përmirësimin e pozitës së prodhuesve nga Kosova në vendet anëtare të CEFTA-s”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

“Lirimi i bizneseve nga detyrimet e shumta fiskale në importin e materialit riprodhues, pajisjeve dhe teknologjive për prodhuesit e vendit, e kanë bërë Kosovën ambient shumë të përshtatshëm biznesor”, ka shtuar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sot me ish-ministrin e brendshëm…