Qeveria u kritikua nga Raporti i Progresit, Kurti: Për gjashtë muaj shkatërruam 29 grupe kriminale

19 tetor 2021 | 20:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot nga shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, raportin e progresit të Komisionit Europian.

Në një konferencë për medie Kurti tha se për këto gjashtë muaj qeverisje, tashmë ka stabilitet institucional, dhe besueshmëri nga qytetarët për të cilën ua kanë zilinë të gjitha vendet e rajonit.

“Sot kemi pranuar raportin për vendin, i njohur si Raporti i Progresit, ky është raporti i parë për neve si qeveri, i cili mat periudhën një vjeçare nga tetori i vitit 2020 deri në tetor 2021, duke qenë se është një raport vjetor, ai mat progresin e marrë së bashku në dy gjashtë mujorët, para qeverisjes sonë dhe gjatë qeverisjes sonë, e të cilat dallojnë si dita me natën. Unë dua të flas për pjesën e dytë të raportit pra për 6 muaj e qeverisjes sonë, që shënuan shumë progres. Në këta gjashtë muaj të qeverisë kemi stabilitet institucional, legjitimitet demokratik dhe besueshmëri në institucione nga ana e qytetarëve, që do ta kishin zili jo vetëm vendet e rajonit por edhe jo vetëm pak vendet anëtare të Bashkimit Europian. Kemi miratuar strategjinë për sundimin e ligjit, dhe ligjin për strategjinë antikorrupsion si dhe kemi projektuar draft-dokumentin”, tha Kurti.

Kurti  më tej tha se për gjashtë muaj, kanë shkatërruar 29 grupe kriminale.

“Ne fundjavën që lamë pas ne mbajtëm zgjedhjet lokale, sikurse më 14 shkurt edhe më 17 tetor, Kosova dëshmoi organizim të mirë dhe garë demokratike. Vetëm 37 ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurti, zgjodhëm kryetarin e Kuvendit dhe presidenten, që ishte koha më e shpejtë e formimit të qeverisë. Në fushën e luftimit të krimit të organizuar kundër korrupsion për gjashtë muaj janë realizuar 519 bastisje dhe 283 operacione policore. Nga 23 marsi kur kemi marrë detyrën zyrtarisht, deri tash kemi shkatërruar 29 grupe kriminale . Pra, rezultate konkrete në këtë gjashtëmujor, që është krejt tjetër nga ai gjashtëmujori paraprak”, tha Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën që lamë pas qytetarë te Kosovës iu drejtuan…