Qeveria ua jep mbi 34 milionë euro hua KOSTT-it dhe Telekomit

25 maj 2022 | 16:53

Qeveria e Kosovës ia ka dhënë në formën e huasë 26 milionë e 500 mijë euro Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe 7 milionë e 775 mijë euro Telekomit.

Ky vendim është marrë në mbledhjen elektronike të Qeverisë së Kosovës, e cila është mbajtur të mërkurën.

KOSTT-i dhe Telekomi i kishin kërkuar paraprakisht qeverisë hua deri në 34 milionë e 275 mijë euro.

“Në këtë mbledhje elektronike po ashtu janë miratuar në parim kërkesat e ndërmarrjeve publike për huamarrje deri në 34 milionë e 275 mijë euro (34,275,000.00 euro). Për KOSTT Sh.A. është aprovuar vlera e huamarrjes deri në 26 milionë e 500 mijë euro (26,500,000.00 euro), ndërkaq për Telekomin e Kosovës Sh.A., 7 milionë e 775 mijë euro (7,775,000.00 euro)”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar të…