Qeverisë i kërkohet të ndajë 200 euro për punëtorët e sektorit privat

02 nëntor 2022 | 12:51

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka kërkuar nga kryeministri Albin Albin Kurti dhe qeveria e tij që të merret në konsideratë gjendja e rënduar financiare e bizneseve dhe të mos kushtëzohen punëtorët e sektorit privat, ashtu siç nuk janë kushtëzuar punëtorët e sektorit publik dhe kompanive publike.

Po ashtu, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që të merren parasysh këto kërkesa dhe të bëhet ekzekutimi i menjëhershëm apo në dy pjesë për punëtorët e sektorit privat në shumën 200 euro, ashtu siç është duke iu dhënë punëtorëve të sektorit publik, pasi këta punëtorë së bashku me bizneset janë më meritorët dhe shtylla e buxhetit dhe zhvillimit të vendit.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi në një konferencë për media, ka thënë se sipas vendimit të qeverisë të muajit shtator punëtorët e sektorit publik për 4 muaj radhazi po marrin nga 50 euro më shumë ose 200 euro, pavarësisht se ata i kanë pagat më të larta së në sektorin privat.

Krasniqi ka thënë se punëtorët e kompanive publike po marrin shtesa nga buxheti i shtetit pa asnjë kushtëzim edhe pse pagat e tyre janë pothuajse për 80 për qind më të larta se të sektorit privat.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkon nga kryeministri i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës që të merret në konsideratë gjendja e rënduar financiare e bizneseve dhe të mos kushtëzohen punëtorët e sektorit privat, ashtu siç nuk janë kushtëzuar punëtorët e sektorit publik dhe kompanive publike. Me anë të vendimit të qeverisë të muajit shtator punëtorët e sektorit publik për 4 muaj radhazi po marrin nga 50 euro më shumë ose 200 euro, pavarësisht që i kanë pagat më të larta së në sektorin privat dhe gjithashtu punëtorët e kompanive publike po marrin shtesa nga buxheti i shtetit pa asnjë kushtëzim edhe pse pagat e tyre janë pothuajse për 80 për qind më të larta se të sektorit privat”, ka thënë ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chicago Bulls ka dalë fitues nga përballja “big” me Brooklynin,…