Chicago leksion rivalëve të Nets, Phoenix merr kreun në Perëndim

02 nëntor 2022 | 12:49

Chicago Bulls ka dalë fitues nga përballja “big” me Brooklynin, duke mposhtur Nets me rezultatin 108-99. Zach LaVine me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bulls, ndërsa për Brooklynin u dallua Durant me 32 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Fiton edhe Miami, që mposhti me rezultat 116-109 kampionët e Golden State. Max Strus që e nisi ndeshjen nga stoli ishte lider për Miamin, duke realizuar 24 pikë (54 pikë në total nga lojtarët e stolit). Mirë u paraqit edhe Butler me 23 pikë, ndërkohë që për Warriors u dallua Stephen Curry me një “triple double” (23 pikë, 13 rebound e 13 asistime), raporton “Telesport”.

Phoenixi merr kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores me rezultat 116-107 arritur ndaj Minnesota. Ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dallua Johnson me 29 pikë (pikë realizuan 10 lojtarë të Phoenix). Nuk zhgënjen Oklahoma, që në fushën e saj mposhti 116-108 Orlando, ndeshje ku u dallua Shai me 34 pikë.

Rezultatet

Brooklyn – Chicago          99-108
Miami – Golden State     116-109
Oklahoma – Orlando      116-108
Phoenix – Minnesota      116-107

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se…