‘Qeverisë mashtruese po i bien maskat’, Musliu tregon tri maltretimet e mërgimtarëve

08 janar 2023 | 15:19

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka kërkuar nga Gjermania që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u ka skaduar pasaporta.

Musliu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka treguar, siç i ka quajtur ajo maltretime e mërgimtarëve nga qeveria Kurti.

Postimi i plotë i Musliut, pa ndërhyrje:

Maltretimi i mergimtarve nga qeveria Kurti s’ka të ndalur.

1. Fillimisht mbylli Ministrinë e Diasporës
2. Mashtroi me pagesën e Kartonit të gjelbërt
3. Dhe tani përpëlitjet për të drejtën për tu pajisur me dokumente identifikimi e dokumente udhëtimi siç është letërnjoftimi dhe pasaporta.

Qeverisë mashtruese dhe amatere po i bien maskat çdo ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht departamenti për Krime të Rënda,…