Qeverisja e territ veç terr prodhon

26 gusht 2022 | 21:53

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, qeverinë Kurti e ka quajtur “qeveri të territ.

Ai ka thënë se ka mungesë të barnave nga lista esenciale në institucionet shëndetësore.

“Furnizim i dobët me material shpenzues mjekësor. Listat e pritjes së qytetarëve për të marrë shërbimet shëndetësore janë stërzgjatur. Profesionistët shëndetësor vazhdojnë të trajtohen me lëmoshë. Ikja e mjekve është bërë normale”, ka shkruar

Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”
Ai ka theksuar se me këtë qeveri po kemi reduktime të energjisë elektrike në pikë të verës, bashkë me rritjen e çmimit të energjisë prej 100%.

“Investimet kapitale janë realizuar vetëm 9%. Inflacioni ka arritur prej 14.2%, gjersa çmimi i produkteve esenciale është rritur mbi 50%. Greva gjithandej si pasojë e mosdëgjueshmërisë qeveritare. Dhe shumë të tjera…E fundit: kërcënimi për pezullim të pagave për grevistët sindikalist, është sjellje e zakonshme e qeverisjeve autokrate”, ka shkruar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të premten në takim të…