Qindra persona evakuohen nga Bahamas, shkak uragani ‘Dorian’

07 shtator 2019 | 14:45

Qindra të mbijetuar nga uragani “Dorian” kanë ikur nga Bahamas derisa mijëra të tjerë po presin të evakuohen nga ishujt e shkatërruar.

Uragani që ka përfshirë ishujt më herët këtë javë, ka shkaktuar dëme të mëdha si dhe krizë humanitare.

Numri zyrtar i viktimave ka shkuar në 43 të premten, por pritet të rritet ende, raportojnë mediat lokale.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara ka thënë se stuhia po lëviz drejt bregdetit të Atlantikut në ShBA, me erëra deri në 184 kilometra në orë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, “po e monitoron nga afër” situatën, ka thënë Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.

“Presidenti u kërkon të gjithë banorëve të Xhorxhisë, Karolinës së Jugut, Karolinës së Veriut dhe Virxhinisë që të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve të tyre vendorë këtë javë”, është thënë në deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy autobusë nën përcjellje të policisë kanë dalur nga Moska…