Qindra protestues në Egjipt kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

22 shtator 2019 | 10:42

Egjipti është përfshirë nga protestat e rralla anti-qeveritare, me protestuesit që bënin thirrje për dorëheqjen e presidentit Abdel Fattah al-Sisi.

Qendra për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale e Egjiptit, ka theksuar se më 21 shtator se 21 persona janë arrestuar, duke përfshirë 2 gazetarë, por nuk është raportuar për ndonjë incident.

Shumë nga rrugët ku u mblodhën protestuesit u pastruan shpejtë nga policia me anë të gazit lotsjellës.

Sisi, ish-gjeneral i ushtrisë, kishte qenë kundërshtar i madh i opozitës duke heshtur kritikuesit dhe burgosur mijëra prej tyre.

Qeveria e tij kishte miratur ligje që i bëjnë të paligjshme të gjitha demonstratat publike.

Qindra demonstrues marshuan të shtunën në Kairo, afër sheshit Tahrir – vendi që i kishte dhënë fund regjimit të liderit Hosni Mubarak më 2011.

Agjencia “AFP” ka  raportuar se të paktën 74 persona janë arrestuar.

Monitoruesit e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për mbrojtjen e së drejtës për protesta paqësore

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-PSD, Fiknete Bejta vazhdon të…