Trumpi: Jemi shumë pranë përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur optimist për përpjekjet diplomatike që synojnë t’i japin fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, duke deklaruar se një marrëveshje mund të jetë shumë pranë.
“Mendoj se jemi shumë afër përfundimit”, është shprehur Trumpi të martën para gazetarëve në Manila të Filipineve, pak para nisjes së takimit të udhëheqësve të grupit Quad.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka theksuar se konflikti po shkakton humbje të mëdha njerëzore, duke përmendur shifra që, sipas tij, arrijnë në dhjetëra mijëra viktima në muaj. Trump ka folur për rreth 25 mijë viktima mujore, ndërsa për muajin e kaluar ka përmendur shifrën 32 mijë, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi ndarjen e tyre.
Ai ka bërë me dije gjithashtu se çështja e luftës Rusi-Ukrainë pritet të jetë pjesë e diskutimeve të ardhshme diplomatike.
I pyetur për mundësinë e një takimi të veçantë me presidentin rus, Vladimir Putin, Trump nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë, duke deklaruar se do të ishte i gatshëm të takohej me të nëse do të krijoheshin kushtet.



