QKMF-ja e Malishevës bëhet edhe me dy autoambulanca të reja

01 tetor 2019 | 12:28

Në kuadër të investimeve të Komunës së Malishevës në sektorin e shëndetësisë, me qëllim të ofrimit të kujdesit më të mirë shëndetësor, në veçanti të ofrimit të shërbimit të shpejtë, urgjenca e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë është pajisur edhe me dy autoambulanca.

Pas kryerjes së procedurave të blerjes së autoambulancave, të martën edhe zyrtarisht kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, ia kanë dorëzuar veturat e ndihmës së shpejtë, drejtorit të QKMF-së në Malishevë, Nuhi Morina.

“Ne jemi duke e bërë të pamundurën që në të gjitha sektorët të investojmë në mjete, e sidomos në fushën e shëndetësisë, që gjithmonë do të jetë prioritet për ne, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira dhe më të shpejta shëndetësore”, ka thënë Begaj, duke shtuar se këto autoambulanca do të ndihmojnë në kryerjen e shërbimeve në raport me pacientët.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, ka treguar se këto dy autoambulanca i kanë kushtuar buxhetit komunal rreth 62 mijë euro, ndërsa drejtori i QKMF-së në Malishevë, Nuhi Morina, ka treguar se tani i kanë pesë autoambulanca, të cilat janë të mjaftueshme për nevojat e shërbimit të urgjencës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP) me anë të njoftimi…