QKMF-ja në Podujevë bëhet me autoambulancë të re

05 nëntor 2021 | 16:57

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë është pajisur të premten edhe me një autoambulancë të re.

Me rastin e arritjes së automjetit të ri në QKMF për vizitë qëndruan edhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu.

Kryetari Bulliqi tha se në vazhdimësi po përkrahet QKMF në Podujevë me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për pacientët llapjanë.

Gjithashtu prej sot është funksionalizuar aparatura moderne X-Ray, e cila bën fotografimin e dhëmbëve dhe tash e tutje pacientët mund ta shfrytëzojnë këtë shërbim dentar në QKMF.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Qendra për Edukim dhe Përparim   Sqarim për publikun…