QKMF-ja në Podujevë furnizohet me dy aparatura të reja, vertebrogramin dhe rëntgenin mobil

06 korrik 2023 | 13:28

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtoreshën e Shëndetësisë, Adelina Stublla, ushtruesin e drejtorit të QKMF-së, Bajram Bajgora, dhe stafin shëndetësor të QKMF-së kanë vizituar hapësirat e radiologjisë dhe emergjencës, aty ku janë vendosur dy aparaturat e reja vertebrogrami dhe rëntgeni mobil.

Vertebrogrami është aparaturë radiologjike për fotografimin e gjithë boshtit kurrizor, kjo aparaturë shërben për zbulimin e hershëm të deformimeve të boshtit kurrizor skoliozës patologjike por edhe patologjive tjera.

Rëntgeni mobil është aparat i lëvizshëm përmes të cilit fotografohet çdo pjesë trupi, do të shfrytëzohet për rastet e rënda të emergjencës dhe rastet shtëpiake të palëvizshme me indikacion të domosdoshëm për fotografim.

Kryetari Bulliqi ka thënë se angazhimin si qeverisje komunale është që të përmirësohen shërbimet shëndetësore për pacientët, si në QKMF po ashtu edhe në qendrat e tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UNDP-ja përmes projektit “Fuqizimi i veprimit lokal për klimën” ka…