QKMF-ja në Rahovec merre donacion një autoambulancë

28 mars 2018 | 16:26

Qendra  Komunale e Mjekësisë Familjare (QKMF), në qytetin e Rahovecit ka përfituar si donacion një autoambulancë nga mërgimtarët Sabit Shehu dhe Eldina Shehu Durguti.

Në ceremoninë e dorëzimit të donacionit nga mërgimtarët të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Samir Mustafa drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale dhe Jusuf Koronica, drejtor i QKMF-së.

Pas pranimit të çelësave të autoambulancës, kryetari Latifi i ka falënderuar mërgimtarët për dhënien e donacionit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën kanë filluar punimet për rregullimin e kanalizimit fekal…