QKMF në Podujevë fillon me shërbimin shtëpiak për pacientët pa përkujdesje familjare

06 qershor 2023 | 12:25

Nga muaji prill Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë ka filluar me shërbimin geriatrik (personat pa përkujdesje familjare), shërbimet që ju ofrohen pacientëve përfshinë komponentën fizike, sociale dhe psiqike të shëndetit.

Kontrollet mjekësore ofrohen nga stafi shëndetësor në shtëpitë e pacientëve, ky shërbim po ofrohet në vazhdën e avancimit të shërbimit të kujdesit mjekësor shtëpiak për pacientët në nevojë.

Numri i telefonit pa pagesë 080019111 çdo ditë pune dhe vikendeve në orarin 08-19.

“Ftohen qytetarë që njohin persona pa përkujdesje familjare dhe kanë nevojë për marrjen e shërbimeve mjekësore t’i paraqesin rastet në këtë numër”, ka njoftuar Komuna e Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim…