QKSS-ja: 80 për qind e shqiptarëve mendojnë se Kosova rrezikon ndarjen territoriale

14 shkurt 2020 | 13:32

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP) kanë organizuar konferencën “Faza përfundimtare: Rifillimi i Dialogut Kosovë-Serbi”, ku është publikuar gjetjet e raportit Barometrit Kosovar të Sigurisë-Edicioni special mbi Dialogun Kosovë-Serbisë.

Në këtë konferencë është theksuar se korrupsioni perceptohet si rreziku më i lartë ndaj sigurisë kombëtare të Kosovës.

Pas sigurisë, papunësia renditet në vendin e dytë, ndërsa krimi i organizuar renditet në vendin e tretë ndër rreziqet ndaj sigurisë kombëtare.

Plator Avdiu hulumtues në QKSS, ka thënë se në bazë të hulumtimit, del se korrupsioni, papunësia dhe Serbia janë rrezikuesit më të mëdhenj në Kosovë.

Sipas tij, 80 për qind e shqiptarëve mendojnë se Kosova rrezikon ndarjen territoriale.

“Qytetarët janë pyetur me atë se çfarë e kërcënon sigurinë kombëtare. Korrupsioni, papunësia dhe Serbia janë rrezikuesit më të mëdhenj të sigurisë kombëtare sipas të anketuarve”.

“Qytetarët ende mendojnë se ndarja e Kosovës dhe asociacioni janë ndër rrezikuarit tjerë të sigurisë kombëtare. 80 për qind e shqiptarëve ende mendojmë se Kosova rrezikon ndarjen territoriale. Rrezik tjetër sipas qytetarëve është edhe Asociacioni i komunave serbe”, është shprehur Avdiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç ndeshjes kundër Sllovenisë më 30 mars, tani është bërë…