QKSUK-ja ofroi 204 mijë e 896 shërbime stomatologjike për pacientë në 2019-n

21 janar 2020 | 15:08

Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2019 janë ofruar më shumë se 204 mijë e 896 shërbime për pacientët, të cilët kishin nevojë për intervenime rreth problemeve të ndryshme stomatologjike.

Sipas raportit të punës, në periudhën njëvjeçare të aktiviteteve shëndetësore, në QKSUK janë regjistruar 57 mijë e 209 vizita kontrolluese dhe 6 mijë e 652 sosh për herë të parë.

Në të dhënat zyrtare, për 12-mujorin e vitit të shkuar, jashtë Prishtinës, figurojnë rreth 97 mijë e 530 aktivitete, duke përfshirë këtu shërbime stomatologjike dhe vizita nga pacientët.

Në klinikat e QKSUK-së, të cilat kanë performuar me kapacitet të plotë, gjatë kësaj kohe, janë ofruar mbi 14 mijë e 40 shërbime.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stuhia e fuqishme “Gloria”, që ka përfshirë të hënën pjesën…