QKUK-ja: Klinika e Alergologjisë rregullohet sipas standardeve evropiane

10 dhjetor 2019 | 13:23

QKUK-ja ka njoftuar se tashme brenda Klinikës së Alergologjisë, është krijuar ambient modern, me hapësirë të mjaftueshme, e rregulluar sipas standardeve europiane, për të ofruar shërbime adeukate për pacientët dhe kushte më të mira për punëtorët shëndetësorë.

“Në mungesë të hapësirave, deri vonë, Alergologjia me Imunologji ka funksionuar si shërbim ambulantor në objektin e instituteve, në të cilin zhvillohen veprimtari arsimore, kërkomiore-shkencore”.

“Investimet janë pjesë e një projekti, që ka nisur kohë më parë, me synim të modernizimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, është bërë me dije në njoftimin e QKUK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sidnej, një prej qyteteve më të rëndësishme të Australisë, po…