QKUK-ja tregon për shëndetin e 902 pacientëve të infektuar me Covid

13 prill 2021 | 12:31

Në Klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 902 pacientë. Kështu është bërë me dije në raportin e punës së QKUK-së për datën 13 prill 2021.

“735 raste janë të konfirmuar me Sars-Cov-2. 37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe
720 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë”, ka njoftuar QKUK-ja.

Në QKUK janë të shtrirë 372 pacientë:

317, të konfirmuar me Sars Cov-2
14, në gjendje të rënduar
325, me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 116 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 80 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 59 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 84 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 530 pacientë:

421- të konfirmuar pozitivë
23- në gjendje të rënduar shëndetësore
395- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 123 pacientë
Spitali i Gjakovës, 68 pacientë
Spitali i Pejës, 99 pacientë
Spitali i Gjilanit, 105 pacientë
Spitali i Ferizajt, 68 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 47 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 20 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci - Peja është gjysmëfinalja e parë dhe shumë interesante.…