QKUK, shpëtohet jeta e pesë pacientëve me vdekje klinike

11 qershor 2018 | 12:37

Pas reanimit nga ekipi reanimator i Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pesë pacientë që ishin në vdekje klinike iu është bërë angiografia-stentimi apo intervenimi kardiokirurgjik.

Atyre u është vazhduar disa ditë mjekimi në kuadër të mjekimit intensiv qendror dhe tashmë nga gjendja e vdekje klinike gëzojnë shëndet të mirë.

“Pesë pacientët janë lëshuar në mjekim ambulantor në gjendje të mirë shëndetësore, falë bashkëpunimit ekipor ndërmjet shërbimeve të ndryshme në QKUK”, është thënë në njoftimin e QKUK-së.

Kjo klinikë ka disa muaj që është në funksion 24-orësh për të trajtuar të gjitha rastet e infarkteve akute që kanë nevojë për intervenim të menjëhershme.

Operacione të komplikuara vazhdojnë të kryhen edhe tek shërbimi i kardiokirurgjisë, një intervenim i tillë është kryer edhe të pacienti i moshës 56-vjeçare i cili është diagnostikuar si valvulë bikuspidale (vesë i lindur) dhe me insuficiencë të avancuar të kësaj valvule, zgjerim i aortës ascendente mbi 6 cm, sëmundje të arterieve koronare, sëmundje të sheqerit dhe të veshkave.

Pacientit i është kryer operacioni kompleks në zemër me sukses të plotë.

Operacioni i realizuar kishte si sukses zëvendësimin e valvulës aortale, ndërrimin e aortës ascendente, reimplantimin e arterieve koronare (bentall operation).

Gjithashtu pacientit i është hequr pllaka aterosklerotike nga arteria koronare dhe realizimi i tre “bypass aorto-koronar”.

Operacioni është realizuar nga Arbër Kutllovci, kardiokirurg dhe Adem Grbolar, kirurg kardiovaskular. Ekipi është mbështetë nga një staf prej mbi 15 profesionistë shëndetësorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Lionel Messi në një intervistë për gazetën katalane “Sport” foli…