Messi nuk e ndërron “dopietën” me Ligën e Kampionëve

11 qershor 2018 | 12:35

 Lionel Messi në një intervistë për gazetën katalane “Sport” foli për sezonin e Barcelonës që, pavarësisht se nuk arriti t’i shkonte deri në fund Ligës së Kampionëve, pasi u eliminua në çerekfinale nga Roma, siguroi triumf të dyfishtë në futbollin spanjoll, duke fituar La Ligën dhe Kupën e Mbretit.

“Zhvilluam një sezon të madh, të cilin e mbyllëm me dyshe. Është e vërtetë se ëndrra e të gjithëve është Liga e Kampionëve, por nuk është nevoja për ta minimizuar sezonin që kemi bërë. Ta fitosh kampionatin dhe Ligën e Kampionëve janë dy gjëra të ndryshme”, ka thënë Messi.

“Jo, nuk e ndërroj. Gjatë gjithë sezonit kemi humbur vetëm tre takime, por patëm fatin e keq të eliminoheshim nga kompeticioni më emocionues. Ta fitosh La Ligën dhe Kupën e Mbretit është shumë e rëndësishme, pavarësisht asaj që ndodhi në Ligën e Kampionëve”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët shtetërorë të Kosovës dhe ata të Maqedonisë sot do…