QMF-ja në Kijevë do të jetë e mbyllur nga data 23 korrik për shkak të punimeve

17 korrik 2019 | 14:07

Qendra e Mjekësisë Familjare në Kijevë (QMF) do të jetë e mbyllur nga data 23 korrik, për 45 ditë pune, për shkak të punimeve që do të kryhen për meremetimin e objektit.

Lajmin e ka bërë me dije drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, sipas të cilit, në objektin e QMF-së, do të investohen 22 800 euro, nga organizata zvicerane, AQH, e cila në vazhdimësi ndihmon shëndetësinë në Malishevë.

Qendra e Mjekësisë Familjare, me gjithë stafin do të barten në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Llazicë, deri në përfundimin e punimeve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot…