Qumili flet për “Treshi Persheshi Junior”: Gjatë xhirimeve më është dukur që po i dëgjoj Lecin e Cimën, jam mërzit shumë

06 janar 2022 | 15:54

Në prag të festës së Vitit të Ri, djemtë e legjendave të humorit, Shkumbin Radogoshi, Artan Thaçi, e Bekim Krajkova, sollën “Treshi Përsheshi – Junior”, program i cili u mirëprit nga të gjithë shqiptarët.

Përmes disa skeçeve fëmijët e legjendave dëshmuan se mund ta vazhdojnë rrugën e baballarëve, duke marrë përkrahje e komente pozitive në rrjetet sociale.

Në një intervistë për Indeksonline, Qumili dha më shumë detaje, duke treguar se e kujt ishte idea dhe si ishte ndjerë ai gjatë xhirimeve.

“Rezultati ishte i mirë. Ideja e “Treshi Persheshi Junior” ishte e Bimit (djalit të tij). Kam punuar me djemtë pak pas kamerave duke i treguar se ku janë mirë e ku keq. Gjatë skeçeve kisha shumë emocione, jam mërzit shumë. Nuk e kam besuar që do t’i luajnë rolet aq mirë. Më kanë mahnitur. Herën e parë më është dukur që po i dëgjoj Lecin e Cimën dhe Qumilin. Nuk e kam mendu që mundët dikush mem emitu”.

Si e pritën djemtë e Lecit dhe Cimës këtë ide?

“Pas propozimit të Bimit, edhe djali i Lecit dhe Cimës e kanë mirëpritur këtë ide. Të tre kanë qenë në formë duke emituar në mënyrë të shkëlqyeshme”.

A do të ketë projekt të ri nga ‘Treshi Persheshi Junior’?

“Treshi Persheshi Junior nuk do të ndalet me kaq. Ata do bëjnë edhe një program për 8 mars. Ata kanë me startu edhe kësaj radhe me skeçe tona edhe të vetat. Kanë me startu me tekste të reja, të vetat e jo tonat”.

A do të bashkëpunojnë në çdo projekt?

“Këta janë rrit bashkë. Ne jemi familje të tretë. Ne jemi shku në deti bashkë “Treshi Persheshi” të vjetrit. Kanë afërsi mes veti dhe kolegialitet. Kanë respekt për njëri-tjetrin, dhe e dojnë njëri-tjetrin. Edhe gjatë xhirimeve e korrigjonin njëri-tjetrin, kështu që besoj se do të kenë bashkëpunime” përfundoi aktori.

Treshi Përsheshi Junior” kryejn xhirimet, gati për rikthimin në profesionin  e baballarëve – Indeksonline.netFillojnë xhirimet nga 'Treshi Përsheshi – Junior' - News24H

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se viti 2021…