Quni ia ofron Berishës pozitën e këshilltarit të lartë politik në Ministrinë e Mbrojtjes

05 shkurt 2020 | 11:46

Ministri i ri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka pranuar detyrën e ministrit nga paraardhësi i tij, Rrustem Berisha.

Me rastin e ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës së re, Quni ia ka bërë një ofertë Berishës.

Quni si ministër i Mbrojtjes i propozoi Berishës detyrën e këshilltarit të lartë politik në kabinetin e tij.

Ndërsa Rrustem Berisha është shprehur se do ta pranojë këtë ofertë pavarësisht që lidhur me këtë propozim nuk kanë diskutuar paraprakisht fare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), në bashkëpunim me…