Quni ia uron ditëlindjen komandant ‘Bjeshkës’

01 maj 2021 | 21:28

Anton Quni, ia ka uruar ditëlindjen ish-bashkëluftëtarit, Fadil Hadërgjonaj. Quni përmes një postimi në ‘Facebook’, ka përshkruar historinë e takimit të parë me komandant ‘Bjeshkën’ në Koshare.

Postimi i plotë i Anton Qunit:

Gjeneralbrigade Fadil Hadërgjonaj-BJESHKA, sot feston ditëlindjen dhe e shënon ditën e parë të pensionimit!

E kujtoj takimin dhe njoftimin e parë para 22 viteve në Komandën e GO-3, në kohën kur po zhvilloheshin luftimet e ashpra në Betejën e Kosharës.

Komandant Rrustem Berisha më njoftoj se Fadili do të emërohet në krye të batalionit që operon në Rrasën e Kosharës dhe emri i koduar i tij do të jetë BJESHKA.

Sado që Fadili me impresionoj me qëndrimin dhe fjalorin e tij, u bëra kinse fare nuk po më lë përshtypje. Ishte koha kur ende po e vuanim rënd humbjen e Agim Ramadanit, Sali Çekut e të dëshmorëve të tjerë, të cilët kishin kaluar në përjetësi mu aty ku Fadili do të vazhdonte operacionet luftarake.

Se si më dukej sikur përballë meje po e shikoja tani më njeriun e vdekur.

Nuk doja të krijoja aq afërsi e nesër prap të përballem me dhëmbjen nëpër të cilën po kaloja.

Nën dritën e qirinjëve, shtrëngum duart shkurt, i uruam njëri tjetrit fat dhe që të qëndrojmë faqebardhë.

Për disa ditë e javë komunikonim vetëm në radiolidhje duke u bashkëkoordinuar me forca dhe zjarr.

Cdo ditë përgëzonim njëri tjetrin për sukseset dhe fitoret e shënuara. Respekti për Fadilin rritej me kalimin e kohës përditë e më shumë. Ai e arsyetonte edhe emrin e koduar, nuk kishte forcë e armikut që nuk gjunjezohej para Bjeshkës dhe batalionit të tij.

Me 30 Prill 1999, komandant Rrustem Berisha më thërret në Komandë dhe me tregon që Fadili të nesërmen e ka ditëlindjen dhe se dëshiron ta liroi nga detyra për 24 orë, mua më kërkoi që ta zëvendësoj në pozicionet e Rrasës së Kosharës.

Fadilit ditëlindjen ja urova në vijën e zjarrit, kësaj radhe shtrënguam duart fort me urimet më të përzemerta.

Për 22 vite ishim të pandashëm në UÇK, TMK, FSK dhe nëpër të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet.

Jam i lumtur që e kam një mik më shumë në mesin e të gjallëve dhe së bashku i gëzohemi lirisë, por me kujtimet për kohërat më të vështira kur i humbëm bashkëluftëtarët tanë.

Respekt për mikun tim Bjeshkën!

Gëzuar edhe shumë vite të tjera ?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video nga kamerat e sigurisë të një dyqani në…