Quni iu kthehet edhe njëherë akuzave për Halitin

03 maj 2018 | 11:05

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni edhe njëherë ka folur për akuzat që ka bërë ndaj nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Halitit se ka keqpërdorur miliona marka gjatë luftës.

Quni në seancën e Kuvendit ka thënë se për këtë ka dëshmi dhe të njëjtat ia ka dorëzuar Halitit. Ai ka thënë se i mbetet atij që t’i bëjë publike ato ose jo.

Quni e kishte akuzuar Halitin se ka marrë miliona marka nga ish-ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi dhe nuk dihet destinacioni i tyre.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancë e Kuvendit…