Quni: Ka veteranë që lindën në vitin ’98, duhet të zbardhen këto raste

18 shtator 2018 | 21:37

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka folur për listat e veteranëve mashtrues që janë publikuar ditë më parë.

Ai ka treguar se verifikimi i ushtarëve të UCK-së është bërë në bazë të aplikacioneve që janë dorëzuar.

Quni ka thënë ka edhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare që kanë lindur në vitin 1998. Por, ai ka treguar se këto raste duhet të zbardhen e të tregohet e vërteta.

“Ka veteranë edhe me këso vite të lindjes. Por, këto raste nuk bën të mbesin kështu. Ato raste duhet të zbardhen. Duhet të tregohet e vërteta se pse dhe si ka ndodhur kjo”, ka thënë Quni në “Pressing”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
​Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka folur për fazën finale…