Qytetarët e Kamenicës mund të dorëzojnë kërkesat lidhur me dëmet e shkaktuara nga breshëri në bujqësi

24 qershor 2021 | 13:03

Komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar qytetarët të cilët gjatë reshjeve të fundit të shiut dhe breshrit, kanë pasur dëme në sektorin e bujqësisë që të lajmërohen në zyrat e kësaj drejtorie për kërkesë ndaj vlerësimit të dëmeve.

Qytetarët gjatë paraqitjes për kërkesë në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, duhet të kenë me vete vetëm dokumentin identifikues dhe të lajmërojnë kulturat e dëmtuara. Zyrtarët nga DBPZHR-ja tanimë kanë filluar punën në terren për vlerësimin e dëmeve.

Dëmet e shkaktuara në sektorin e bujqësisë vijnë si pasojë e reshjeve të shiut dhe breshrit, si dhe erërave të forta gjatë ditës së hënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo aktualisht është golashënuesi më i mirë në “Euro…