Qytetarët e Skenderajt të kënaqur me mirëmbajtjen e parqeve publike

26 maj 2019 | 15:14

Në funksion të mirëmbajtjes dhe pastërtisë në parqe dhe hapësira tjera publike, Komuna e Skenderajt ka angazhuar këto ditë punëtorët e mirëmbajtjes, në mënyrë që qytetarët të kenë sa më shumë hapësira pa mbeturina ku do të mund të kalohet koha e lirë.

Dy drejtorët e kësaj komune, ai i Inspekcionit dhe i Shërbimeve Publike, Arton Veliu e Gëzim Ejupi, kanë vizituar parkun “Shaban Polluzha” dhe “Parkun Amerikan”, ku kanë parë nga afër gjendjen e mirëmbajtur të këtyre hapësirave publike, që frekuentohen shumë nga qytetarët, sidomos nga pensionistët dhe të tjerët.

Pensionistët të cilët vizitojnë jo rrallë herë parkun “Shaban Polluzha” janë shprehur falënderues ndaj komunës, veçmas ndaj kryetarit Bekim Jashari për angazhim në mirëmbajtje të parqeve me karakter publik.

Në këtë mënyrë, gjatë kësaj jave janë vendosur edhe shportat e mbeturinave përgjatë rrugëve kryesore të qytetit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Odise Roshi ka nënshkruar kontratën e re dhe do të…