
Qytetarët në veri sot marrin faturat e energjisë ‘paushall’, do t’i paguajnë nga 21 euro
29 shkurt 2024
| 10:50
Kompania “Elektrosever” nga sot (e enjte) pritet të fillojë me shpërndarjen e faturave për energjinë në katër komuna në veri të Kosovës.
Mediumi serb “Kosovo-Online” ka njoftuar se qytetarët e katër komunave veriore do të marrin faturat e llogaritura “paushall” prej 21.60 euro.
Veç kësaj, është thënë se qytetarët do të kenë edhe një “kopje të kontratës për inspektim” dhe një njoftim për “Elektrosever”.
“Me pagesën e një shumë prej 21.60 euro, Marrëveshja e Furnizimit me kompaninë ‘Elektrosever’ do të konsiderohet e lidhur. Zyrtarët e ‘Elektrosever’ do t’ua sjellin qytetarëve për nënshkrim Marrëveshjet për furnizimin me energji elektrike”, është thënë në një njoftim të kompanisë.