Rama arsyeton mungesën e Kurtit në samitin në Tiranë: Do të ketë një takim diku në Britani

29 shkurt 2024 | 10:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në samitin e sotëm në Tiranë po diskutohet mbi Planin e Rritjes dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në fjalën hyrëse të samitit ka bërë me dije se Kurti “për arsye objektive” nuk do të jetë i pranishëm, pasi do të ketë një takim në Britaninë e Madhe.

“Më lini t’ju them që për arsye objektive, kryeministri i Kosovës nuk mundi të merrte pjesë për shkak të një takimi dypalësh diku në Britaninë e Madhe”, ka thënë Rama.

Ndërkohë, më herët edhe qeveria ka konfirmuar se Kurti do të marrë pjesë në samit vetëm virtualisht përmes një videoadresimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronari i Kompanisë “Kosmonte Foods”, Lulzim Begaj, ka raportuar në…