Qytetarët që kanë punuar në Zvicër përfitimet e pensionit mund t’i marrin pas 1 shtatorit

08 gusht 2019 | 18:09

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar qytetarët me vendbanim në Kosovë dhe bashkatdhetarët me vendbanim në Zvicër, se marrëveshja për sigurime sociale e lidhur në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës hyn në fuqi nga data 1 shtator 2019.

Sipas kësaj ministrie, kërkesat mund të paraqiten nga data 1 shtator 2019, ndërkaq përfitimet mund të merren pas datës 1 shtator 2019.

“Nga 1 shtatori 2019 të gjithë ju që keni kontribuar në shtetin e Zvicrës mund të filloni t’i paraqisni kërkesat për përfitim të pensioneve dhe beneficioneve në bazë të marrëveshjes për sigurime sociale mes dy shteteve tona. Kjo marrëveshje të cilën e nënshkruam vitin e kaluar hyn në fuqi nga 1 shtatori, duke ua dhënë mundësinë qytetarëve që të gëzojnë një të drejtë e cila u ishte mohuar për një kohë të gjatë. Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë derdhur djersën dhe kontribuar për familjet e tyre për aq vite. Falënderoj shtetin e Zvicrës për gatishmërinë për t’i dhënë zgjidhje çështjes së sigurimeve sociale mes dy shteteve tona”, ka shkruar ministri Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, të enjten mori…