Qytetari nga Klina e dorëzon në Polici kuletën e gjetur me dokumente dhe para

29 maj 2025 | 08:32

Më 27 maj, qytetari Pal Berisha nga fshati Dugojevë, Klinë, ka dorëzuar në Stacionin Policor të Klinës një kuletë të cilën e kishte gjetur.

Në kuletë ndodheshin 42 euro para të gatshme si dhe dokumente personale.

Policia ka arritur të identifikojë pronarin e kuletës dhe e ka ftuar në stacionin policor, ku i janë kthyer të gjitha sendet e humbura.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin për veprimin dhe përgjegjësinë e treguar, duke e vlerësuar si shembull të ndershmërisë dhe ndërgjegjes qytetare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhje.…