QYTETI KU MË DUHET ME JETUE

20 tetor 10:20

Rozafa Shpuza

QYTETI KU MË DUHET ME JETUE

Ky qytet i njehë dashnitë me orë

tue i pague tinzash ndër motele periferish

“10 euro – 1 orë dashni”…

Ky qytet ka tarifa fikse

e nuk miklohet prej uljesh stinore

varun mirfilli n’qafë manekinësh plastikë.

Recepsionisti regjistron kinse dashnitë,

sikur i ngucë orgazmat

me njollosë prore e prore çarçafat,

që shpërlajnë kujtesën

në zhumhurin e lavanderive grindavece.

Ky qytet s’don me ia ditë për dublantët

që zëvendësojnë aktorin kryesor,

sa herë skenarët retushohen pa kurrfarë rime.

 

Kajherë dashnitë e këtij qyteti

tymosen në klubet natore

e mandej pihen eks

si gota e mrame e pijanecit

teksa kamarierja njehë bakshishet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët teknikë që operojnë në ministrinë e Mjedisit, atë të…