Ra ky mort e unë të dua edhe më shumë Shqipëri!

28 nëntor 2019 | 16:07

Shkruan: Adelinë Nitaj

Nënshkrimi i deklaratës së Ohrit për krijimin e një “Shengeni të vogël Ballkanik” mori vëmendjen në ditët që lamë pas. “Duhet të shkojmë përpara, sepse mund të jetë më e lehtë që të qëndrojmë nëpër barrikada dhe të evokuojmë të shkuarën për simpatitë e momentit, por të garantojmë ato që kemi marrë përsipër. Brenda vitit 2021, ky territor, pra Ballkani Perëndimor të jetë territor ku katër liritë të mos jenë më aspiratë” deklaroi Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me Vuçiç dhe Zaev në përfundim të takimit tripalësh. Ideja për katër liritë themelore të projektit të madh evropian, mund të aplikohej edhe projektin e quajtur “mini Shengen” njerëzit do të fillojnë të lëvizin në 2021 vetëm me ID për të kaluar kufirin me Shqipërinë. Njerëzit në Kosovë përcillnin me vëmendje zhvillimet e fundit, shumë nga politikanët dhe analistët Kosovar e kritikuan idenë e Ramës për mini Shengenin.  Ky projekt ideor e lë Kosovën edhe më të izoluar brenda hapësirës gjeografike ekzistuese. Në këndin gjeostrategjik kryeministri i Shqipërisë kishe harruar pozicionin e Kosovës në hapësirën gjeografike të Ballkanit Perëndimor. Kosova nuk u përfshi as në konsultimet paraprake e as në diskursin publik.

Por, Flamuri në gjysmë shtizë i la nën hije të gjitha deklaratat politike të bëra më parë. Mëngjesi i hershëm i së Martës mbrëma qe fatal për shqiptarët. Si pasojë e katastrofës natyrore në Shqipëri më shumë se 40 njerëz ndërruan jetë dhe më shumë se 600 të tjerë u lënduan. Pati dëme materiale  dhe një gjendje e jashtëzakonshme paniku vazhdon të mbretëroi akoma. Kjo katastrofë natyrore e gjeti Shqipërinë pa buxhet të mjaftueshëm për të përballur emergjencat. Ndihma e parë Shqipërisë i erdhi nga Kosova. Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj njoftoi për mobilizimin e menjëhershëm të njësive emergjente të Kosovës për ta ndihmuar Shqipërinë. Forcat e Sigurisë së Kosovës u nisën për atje. Edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor iu bashkuan organizimit shtetëror për të ndihmuar vendin të dalë nga kriza. Qytetarët e Kosovës u mobilizuan me aq mundësi sa kishin, kompanitë vendore dhuruan për atdheun, artistët,grupet e shoqatat e shoqërisë civile filluan mbledhjen e fondeve. Kamionët, autobusët dhe automjete të tjera nga Kosova, të ngarkuara me ushqime, veshmbathje dhe ndihma të tjera, shkonin vazhdimisht në qytetin e Durrësit. Megjithatë, u deklaruar për një organizim kaotik.

Pamë deklarata që tentonin të minimizonin rolin dhe solidaritetin e njerëzve, dhimbjen, dhe të përfitonin poena politike. Kryeministri   i Shqipërisë,  deklaroi për mundësinë e mbylljen së disa medieve, sipas tij për raportim jo të drejtë, mungesë të etikës dhe krijim të panikut në opionin e gjerë. Presidenti i Shqipërisë në anën tjetër i rikujtoj Kryeministrit që Shqipëria nuk mund të krijohet dhe as nuk është nën kërcënimin e rendit kushtetues dhe rendit publik. Qeveria e Shqipërisë në mungesë të fondeve hapi numrin e llogarisë në e-albania. Dhe sipas statistikave të publikuara u pa që njerëzit shumë pak dhuruan aty. Duke aluduar në një mungesë besimi në institucione dhe qeverinë në përgjithësi. Shqipëria nuk ka një fond kombëtar të dedikuar për situata të tilla.  Burimet financiare Bazuar në Ligjin aktual “Për emergjencat civile”, buxheti i shtetit është “burimi kryesor financiar për planifikimin dhe menaxhimin e emergjencave civile, ndërsa MB dhe ministritë e tjera detyrohen të kenë një buxhet vjetor për emergjencat. Njerëzit filluan kampanja të tjera online në platforma si gofoundme.com. Duke vështruar në këndin antropologjik, “vëllai për vëllanë” si një koncept kanunor vazhdon të jetoj akoma mes neshë, dhe na bënë edhe më solidar për njëri tjetrin.  Në një moment zie, Shqipëria i tregoi botës një shembull të pa kontestuar të solidaritetit e empatisë mes njerëzve. Në aspektin sociologjik, shqiptarët në vendndodhje te ndryshme gjeografike identifikohen me kombin para të gjitha identifikimeve grupore apo kolektive ekzistuese. Një gjë e mësuam në të gjithë këtë tragjedi: LIDHJA mes njerëzve është më e fortë se bashkim i kufijve administrativë e politik.  Shtrëngimi i duarve të qytetarëve është më i fortë se shtrëngimi i duarve pas nënshkrimit të traktateve ndërkombëtare. Prandaj, sot njerëzit në Kosovë dhe Shqipëri nuk njohin asnjë ndalesë që mund të dobësojë këtë lidhje. Liderët politik duhet të konsiderojnë këtë indikator empirik  si pikënisje për krijimin e realiteteve të reja politike.  Lidhja është këtu! Ra ky mort e unë të dua edhe më shumë Shqipëri. Të dua se më mëson që aleancat politike s’mund të zbehin lidhjet që ne krijojmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në llogarinë e vet në…