Rabiot kërkon 10 milionë euro në vit për të qëndruar në Juventus

06 janar 2023 | 11:18

Adrien Rabiot ka vendosur një kusht për të qëndruar në “Allianz Stadium”.

Sipas “Calciomercato”, Adrien Rabiot ka kërkuar pagën që duhet të fitojë në Juventus për të vazhduar me klubin.

Klubi italian kishte bërë përpjekjen e fundit për ta mbajtur mesfushorin francez në Itali me një ofertë prej 7 milionë euro për sezon.

Por drejtuesit e Rabiot i kanë përcjellë klubit se çmimi i kërkuar i mesfushorit veteran aktualisht është 10 milionë euro në vit.

Mbetet të shihet nëse klubi do pranojnë, apo do ta vendosin në shitje lojtarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiptarët rezultojnë se po martohen gjithnjë e më pak. Të…