Raci: Ju bëjeni ndryshimin me votë, unë e bëj me punë (video)

12 nëntor 2021 | 19:45

Kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Esat Raci, përmes një adresimi i ka falënderuar të gjithë qytetarët e Klinës për mikpritjen dhe përkrahjen që i kanë dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Raci ka thënë se e diela e 14 nëntorit do ta hap një kapitull të ri për Klinën.

“Janë bërë katër vite prej kur Klina jonë e dashur, të rinjtë e të moshuarit, punëtorët dhe të papunët, gjithë qytetarët, kanë bartur mbi supe pasojat e një qeverisjeje të keqe. Le ta largojmë këtë qeverisje më 14 nëntor për t’ia hapur Klinës një perspektivë të re. Le ta largojmë që të mund të krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë dhe të rejat, që janë e tashmja dhe e ardhmja jonë. Duhet ta largojmë që si Komunë e Klinës të mund të ofrojmë më shumë kujdes për të moshuarit, baballarët tanë, që tërë jetën ia kushtuan familjes, punës dhe Klinës. Që të mund të ofrojmë më shumë mundësi për gratë e Klinës, për gjeneratat e reja që po dëshmojnë çdo ditë që dinë të udhëheqin, dinë të menaxhojnë, dinë të krijojnë histori suksesi. Në sport, në kulturë, në art, në shoqëri civile, në të gjitha profesionet”, ka thënë ai.

Raci thekson se janë bashkuar me partnerët e koalicionit për Klinën, duke i lënë anash dallimet politike.

“Jemi bërë bashkë për një Klinë që e lartëson gruan në pozitat më të larta shoqërore, që e përkrah studentin, mësimdhënësin, mjekun, ndërtuesin, prodhuesin dhe gjithë ndërmarrësit. Jemi bërë bashkë për një Klinë që e përkrah bujkun, që e përkrah zhvillimin ekonomik anekënd territorit të komunës, në qytet dhe në çdo fshat të Klinës”, ka thënë Raci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë brenda një…