RADIO KOSOVA E LIRË, VAZHDUESJA BESNIKE E RADIO TIRANËS DHE E RADIO KUKËSIT

05 janar 2024 | 18:11

Ismet Sylejmani

Më 17 Nëntor 1994 me vendim të Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës, Dega Jashtë Vendit, themelohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

Më 13 Nëntor 1998, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themelon Radion “Kosova e Lirë”!

Më 4 Janar 1999 me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fillon punën Radio “Kosova e Lirë”!

Radio “Kosova e Lirë” ishte zëri real dhe përfaqësuesja më besnike e istikameve të luftës së lavdishme të UÇK-së, luftë e cila u kurorëzua më çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008!

Radio ”Kosova e Lirë” ishte vazhduesja më besnike e Radio Tiranës dhe e Radio Kukësit të kohës së pushtetit popullor të Enver Hoxhës!

Njëjt sikur ato dy radio të mëdha kombëtare që ishin mbrojtëse të kauzës së shenjtë kombëtare në Kosovë dhe Vise, Radio “Kosova e Lirë” u bë për luftën e UÇPMB-së në Luginë të Preshevës dhe UÇK-së në Maqedoni të Veriut!

Gëzuar ditëlindjen e 25-të Radio “Kosova e Lirë”!

Ish- Zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së dhe raportues në kohë të luftës në Radio “Kosovë të Lirë”!
Prishtinë, 4 Janar 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati, Xhevdet Smakiqi përmes llogarisë së vet në “Fecebook” ka…