Radoviq: Ja pse Bashkimi nuk triumfoi në finalen e Ligës Ballkanike

16 prill 2018 | 14:18

Dragan Radoviq është njeriu që e ndryshoi fatin e KB Bashkimi këtë sezon. Pas rikthimit të tij te prizrenasit, skuadra u përmirësua dhe kulmoi me kualifikimin në finale të Ligës Ballkanike.

Ekipi nga Kosova humbi në finale nga Levski Lukoil, mirëpo përkundër kësaj Bashkimi ishte befasia e edicionit të sivjetmë të Ligës Ballkanike.

“Mendoj se nuk kishim forcë dhe energji të mjaftueshme për të bërë një tjetër befasi. Është vështirë të luash në ndeshje të vështira brenda dy ditësh me një rotacion të shkurtër. Besoj se e kemi dhënë maksimumin dhe nuk mund t’i fajësosh lojtarët për asgjë. I uroj ata për paraqitjen, për luftën që bënë dhe për rezultatin e arritur. Po ashtu, e uroj Levskin për fitimin e titullin. Mund të them se jam i lumtur me atë që ka treguar skuadra në dy muajt e fundit gjatë ndeshjeve dhe gjatë seancave stërvitore”, ka thënë Radoviq.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bullgaria ka një rol tejet të rëndësishëm në rajonin tonë…