Rafuna: Rritja ekonomike për vitin 2023 do të jetë 4 %

11 dhjetor 2022 | 08:20

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka komentuar buxhetin e vitit të ardhshëm i konsideruar si “historik” , duke thënë se se që nga viti 2008 çdo vjet ka pasur ngritje të buxhetit.

Por sipas tij, rëndësi kanë investimet kapitale, që do të jenë mbi 1 milion euro, ndonëse shpreh skepticizmin se a do të zbatohen ato mjete.

“Në Kosovë që nga viti 2008 çdo vjet ka pasur ngritje te buxhetit. Tani çështja është brenda strukturës së buxhetit se ku ka rritje më të mëdha dhe ku shkojnë”.

“Pjesa që na intereson më shumë është pjesa e investimeve kapitale. Aty ka pasur ngritje mbi 1 milion euro. Por a do të implementohen ato mjete”.

Sipas tij, Kosova nuk do të mbesë pa rezerva shtetërore, për vitin 2023 rritja ekonomike parashikohet të jetë 4%, raporton EO.

“Nuk mendoj se do të mbesim pa rezerva shtetërore. Rritja ekonomike parashihet të jetë 3.5%, maksimumi 4%. Nuk besoj ne krizë të thellë ekonomike sepse çmimet e derivateve të naftës ka filluar të bie”.

“Edhe shoh sfidë të madhe për bizneset tona sepse kanë probleme me energji elektrike. Poashtu do të jetë mungesa e fuqisë punëtorë dhe inflacioni”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se barrikadat e “kriminelëve…