Rafuna takon Varhelyin në Bruksel: Kompanitë e rajonit duan të jenë më të pranishme në tregun e BE-së

31 maj 2023 | 15:02

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në cilësinë e kryetarit të Bordit Menaxhues të Forumit Investues të Ballkanit Perëndimor, është pritur në takim nga Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, me të cilin ka biseduar për shtimin e bashkëpunimit ekonomik mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Rafuna ka theksuar se takimi me komisionarin Varhelyi ishte mundësi e mirë për të theksuar nevojën për bashkëpunim në mes të bizneseve të Ballkanit Perëndimor me ato në BE-në dhe se kompanitë e rajonit duan të jenë më të pranishme në tregun e BE-së.

“Ne kemi marrë mbështetje të plotë dhe shumë pozitive nga Komisioneri, jo vetëm për Dhomat e Tregtisë të Ballkanit Perëndimor, por edhe për sektorin privat, në mënyrë që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen plotësisht dhe sektori privat të përfitojë sa më shumë”, u shpreh kryetari Rafuna.

Në këtë takim, Rafuna ishte i shoqëruar ngazëvendëskryetari i Bordit Menaxhues të Forumit Investues të Ballkanit Perëndimor, në të njëjtën kohë edhe Kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentacioni i Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar…