Rafuna u ofron mbështetje naftëtarëve të Kosovës

19 dhjetor 2023 | 12:28

Shoqata e Naftëtarëve ka mbajtur takimin e radhës, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bejrani, ka thënë se miratimi i Ligjit për naftën tregon për punën që ata kanë bërë. Në këtë kontekst, ai ka falënderuar qeverinë Kurti për mbështetjen.

“Ligji i naftës e ka treguar punën tonë se çfarë kemi bërë. Dua ta falënderojë kryeministrin për punën që është duke e bërë. Do të kërkojmë nga kjo qeveri kyçje në rrugë, e cila nuk është bërë ende”.

Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka lavdëruar punën e naftëtarëve. Në këtë aspekt, Rafuna është zotuar për mbështetjen e naftëtarëve. “Si OEK jemi munduar gjithmonë më iu dal në krahë. Kemi qenë pjesë e sfidave tuaja. Kërkesa jonë gjithmonë ka qenë para se të merret një vendim të diskutojnë me shoqatën. Biznesi është për t’i impelmentuar vendimet, por jo pa shoqatën. Unë iu urojë që edhe vitin e ardhshëm ta bëni punën që keni bërë dhe OEK-u do të jetë gjithmonë përkrahës”, ka thënë Rafuna. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Minnesota surpriza e këtij sezoni jo vetëm konsolidon kreun e…