Minnesota merr frenat e renditjes në Perëndim, humbasin Lakersat, Indiana dhe Miami

19 dhjetor 2023 | 12:27

Minnesota surpriza e këtij sezoni jo vetëm konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit por thellon edhe renditjen me rivalët pas fitores me rezultat 112-108 në fushën e Miamit.

Edwards me 32 pikë ishte lider për Minnesotan, që bëhet ekipi i parë në Perëndim që arrin 20 fitore. Fitore të thellë korri Denveri, që mundi me rezultat 130-104 Dallasin, ndeshje ku Murray realizoi 22 pikë e Gordon 21. Zhgënjen skuadra e Lakersave, që në shtëpi u mund me shifrat 114-109 nga New York. Brundson me 29 pikë e Randle me 27 bënë diferencën në fushë për nju-jorkezët, ndërsa 57 pikët e dyshes James-Davis mbetën për statistikë.

Befason Chicago, që fitoi me rezultat 108-104 në fushën e Philadelphian, ndeshje me rivalitet, ku për miqtë u dallua White me 24 pikë. Pas kohës shtesë fiton Clevelandi, që mundi me rezultat 135-130 Houstonin (Mitchell 37 pikë). Jashtë fushe triumfon ekipi i Clippersave, që falë 35 pikëve të Harden mundi me rezultat 151-127 Indianan.

Rezultatet

Cleveland – Houston       135-130
Indiana – Clippers           127-151
Philadelphia – Chicago   104-108
Atlanta – Detroit              130-124
Miami – Minnesota         108-112
Toronto – Charlotte        114-99
Oklahoma – Memphis    116-97
Denver – Dallas               130-104
Utah Jazz – Brooklyn     125-108
Sacramento – Washington 143-131
Lakers – New York          109-114

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, po vazhdon me paraqitje të shkëlqyera…