‘Ragip Jashari, njëri nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së’

18 mars 2024 | 15:17

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta, kanë organizuar të hënën akademi përkujtimore në nderim të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ragip Jashari.

Në këtë akademi kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, baci Rifat Jashari, familjarët e të ndjerit, drejtorët e komunës, bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, të ftuar dhe qytetarë të shumtë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Nura ka thënë se Ragip Jashari ishte një njeri i  kompletuar me veti të larta, edhe si burrë edhe si një trim që i përgjigjet nevojës së Kosovës për liri.

“Meqë ishte fqinji i parë i Adem Jasharit, do të jetë po ashtu i pari jashtë familjes së komandantit legjendar që i bashkohet luftës për çlirim të vendit.  Secili që ka pas fatin ta njoh Ragipin, e në mesin e të cilëve, isha edhe unë që e njoha, ka pas para vete një burrë fjalëpak, një njeri të qetë dhe të respektuar, mbi të gjitha”, ka thënë mes tjerash Nura.

Për kontributin e tij në luftë kanë folur edhe bashkëluftëtarë të Ragip Jasharit, duke e vlerësuar atë si një nga luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurse në emër të familjes, të pranishmit i ka falënderuar nipi i Ragipit, Ahmet Jashari.

Ragip Jashari ka ndërruar jetë javën e kaluar.

May be an image of 1 person and textMay be an image of 2 peopleMay be an image of 7 people and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka nënshkruar sot një marrëveshje…